Ballina Bota

HAPËSIRË – NASA përgatit rikthimin e njeriut në Hënë

ROMË, 13 qershor /ATSH-ANSA/ – Po përgatitet rikthimi i njeriut në Hënë për 10-vjeçarin e ardhshëm, por ky mision do të paraprihet nga ato robotike, që do të jenë gati në vitin 2019, bëri të ditur agjencia hapësinore, NASA.

”Do të duhen të dërgohen instrumente dhe teknologji në siperfaqen e Hënës për të përgatitur hapat e reja te njeriut”, tha ajo.

Këto misione do të mundësojnë veprimet e para robotike në Hënë.

NASA tha se i ka besuar Steve Clarke rolin e zëvendësadministratorit për eksplorimet në divizionin e kërkimeve shkencore.

Klarke hyri në NASA në vitin 2000 si përgjegjës i inxhinierisë robotike, pas një periudhe në Shtëpinë e Bardhë në Departamentin e Politikës Shkencore dhe Teknologjike.

Në pozicionin e ri në NASA, ai do të shërbejë si drejtues i ekspeditave, i komunitetit shkencor si dhe i marrëdhënieve me kompanitë e interesuara për zhvillimin e stategjisë së zbulimeve robotike./ /os/  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVetingu, konfirmohet në detyrë kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja
Artikulli tjetërTEHERAN – Rohani: Europa të japë garanci për marrëveshjen bërthamore