Ballina Bota

SHBA – WP: Shtëpia e Bardhë sanksione të tjera kundër Kanadasë

UASHINGTON, 7 qershor /ATSH-ANSA/ – Shtëpia e Bardhë po diskuton mbi sanksione të tjera të mundshme kundër Kanadasë, vend i cili në fundjavë do të presë vendet e G7-ës, njoftoi gazeta amerikane ”Washington Post”.

”Kjo lëvizje vjen si kundërpërgjigje ndaj kërcënimeve të Otava për vendosjen e tarifave, muajin e ardhshëm, ndaj 13 miliardë dollarëve produkte amerikane, ku përfshihen lëngjet e frutave, salca e sojës e tjerë”, shkruan ”Washington Post”.

Përgjigjja mbi këto produkte erdhi si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane për çelikun dhe aluminin.

”Por, në Shtëpinë e Bardhë po studjohen edhe mënyrat se si ta trajtojnë Kanadanë dhe, sipas sekretarit amerikan të Thesarit Steven Mnuchin, duhet të fillojë një çtensionim i situatës së krijuar’’, sipas burimeve të gazetës./  /os/  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë- ATK edhe me një shërbim të ri elektronik
Artikulli tjetërNxënësit shqiptarë në Athinë shënojnë festën e Abetares