Ballina Bota

LUBJANË – Sllovenia e gatshme për përballimin e fluksit të migrantëve

LUBJANË, 7 qershor /ATSH-ANSA/ – Sllovenia është e gatshme të presë një fluks të mundshëm migrantësh, deklaroi ministrja e Brendshme, Vesna Gyorkos Znidar, në një konferencë mbi temën e sigurisë, organizuar në Ancarano (Slloveni), në universitetin ”Matibor”.

”Qeveria në largim e drejtuar nga Miro Cerar, kishte instaluar një kordon me tela me gjemba në kufirin me Kroacinë dhe tani Sllovenia është e gatshme të përforcojë këto masa me patrullime”, sipas ministrit të Shtetit, Bostjan Sefiç për agjencinë sllovene të lajmeve, STA.

Sefiç shprehu nevojën e një bashkëpunimi më të madh rajonal, bashkë me përpjekjet e BE-së dhe të Agjencisë Europiane të Ruajtjes së Kufijve (Frontex) për të përballuar situatën në Ballkan./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAutoritetet gjermane vlerësojnë arritjet e reformave në Shqipëri
Artikulli tjetërKuvendi miraton projektligjet në rendin e ditës, opozita bllokon foltoren