HANOI, 5 qershor /ATSH-AFP/ – Në Vietnam qeset plastike kanë mbuluar gjithë ekosistemin e kënetave detare, në Tajlandë një balenë ngordhi pasi gëlltiti një numër të konsiderueshëm mbetjesh plastike dhe kur përmendim ishujt indonezianë, ata nuk kanë më asgjë të përbashkët me parajsat aziatike.
Në Azi, efektet e ndotjes plastike janë katastrofike.
Kina, Indonezia, Filipinet, Tajlanda dhe Vietnami.
”Vetëm këto pesë shtete aziatike hedhin çdo vit më shumë se katër milionë tonë lëndë plastike në detet e globit ose gjysmën e numrit të përgjithshëm të mbeturinave plastike”, sipas një OJQ-je që i referohet “Ocean Conservancy”.
”Nëse nuk ndërmerret asnjë hap, deri në vitin 2025 do të jenë 250 milionë tonë mbetje plastike që do të grumbullohen në ujërat e globit”, sipas hulumtuesve.
“Ndodhemi në mesin e një krize të ndotjes plastike, të cilat i shohim ngado, në brigjet e lumenjve, në oqeanet tona, kudo”, ngriti shqetësimin Ahmad Ashov Birry, i “Greenpeace” në Indonezi.
Kina, Indonezia, Filipinet, Tajlanda dhe Vietnani renditen gjithashtu në mesin e shteteve me rritjen më të madhe ekonomike në Azi, me një ekonomi gjerësisht të përqëndruar në prodhimin e plastikës dhe për rrjedhojë hedhjen e tyre në natyrë, në mungesë të sistemit të mbledhjes dhe riciklimit efikas./ /v.b/ a.jor.














