Ballina Bota

MJEDIS – 5 000 miliardë qese plastike në vit, bota e sëmurë nga konsumi

NJU DELHI, 5 qershor /ATSH-AFP/ – Rreth 5 000 miliardë qese plastike konsumohen çdo vit në botë dhe vetëm një pjesë e vogël është e riciklueshme, konfirmoi sot OKB në një raport që shfaq një sfidë të një shkalle dekurajuese.

Në këtë dokument të publikuar me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, OKB-ja zbulon se nëse mënyrat e konsumit aktual dhe praktikave të menaxhimit të mbetjeve vazhdojnë do të numërohen rreth 12 miliardë tonë mbetje plastike në koshat e mbetjeve dhe mjedis deri në 2050.

“Shkalla e sfidës është dekurajuese”, theksoi OKB.

“Që prej viteve 1950, prodhimi i plastikës ka tejkaluar atë të pothuajse të gjitha materialeve të tjera”, shtoi ajo.

“Oqeanet tona janë përdorur si një kosh, gjë që shkakton asfiksi të jetës detare dhe transformon disa zona detare në supë plastike”, deklaron në raport shefi i OKB-së për Mjedisin, Erik Solheim.

“Në disa qytete, mbetjet plastike bllokojnë kanalizimet duke shkaktuar sëmundje”, shtoi ai./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInvestimet tek Onkologjiku, dyfishohet numri i pacientëve të trajtuar
Artikulli tjetërTEHERAN – Irani njofton rritjen e kapaciteteve për pasurimin e uraniumit