Ballina Bota

BRUKSEL – Juncker: Monedha euro na bashkon dhe jo përçan

BRUKSEL, 5 qershor /ATSH-ANSA/ – E ardhmja e Bashkimit Europian është e ardhmja e euros dhe anasjelltas dhe ne duhet të jemi krenarë për faktin që krijuam monedhën e perbashkët, që nuk e ndan Evropën, por e mbron, deklaroi sot presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker.

”Arkitektura ekonomike dhe monetare e BE është më e shëndetshme se kurrë, por ka shumë punë akoma për të bërë dhe kompletimi është më i rëndësishëm se kurrë”, theksoi ai.

”Sfida më e madhe është që nga rritja ekonomike të përfitoje e gjithë shoqëria europiane”, shtoi Juncker./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRikonstruktohet shkolla “Ajet Ndreu” në fshatin Sllovë
Artikulli tjetërPaketa Fiskale 2019, Ahmetaj fton sipërmarrjen të dalë me propozime