Ballina Kosova

Thaçi në Londër: Kosova nuk e harron kontributin e miqve

PRISHTINË, 1 qershor/ATSH/ – Presidenti Hashim Thaçi bëri të ditur sot se vizitën në Londër e ka filluar mbrëmë me një darkë, ku e pranishme ishte edhe baronesha Catherine Ashton.

Thaçi thekson se “Kosova nuk e harron asnjëherë kontributin e çmuar të miqve”.

“Vizitën time në Londër e fillova mbrëmë me një darkë së bashku me miqtë e Kosovës, gjeneralin Sir Mike Jackson, baroneshën Catherine Ashton, znj.Cherie Blair dhe ish-ministrin për Europën, Jim Murphy. Këto personalitete përfaqësojnë periudha të rëndësishme të historisë së Kosovës: përpjekjen për liri, çlirim, pavarësi dhe fillimin e procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, – shkruan Thaçi.

Para Britanisë, Thaçi qëndroi për vizitë në Vjenë të Austrisë ku u takua me Kancelarin Sebastian Kurz. /KosovaPress/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – DASH: Mbështetim liderët e Maqedonisë dhe Greqisë për gjetjen e emrit
Artikulli tjetërFISHË TEKNIKE – Përbërja e qeverisë italiane