Ballina Bota

FISHË TEKNIKE – Përbërja e qeverisë italiane

ROMË, 1 qershor /ATSH-AFP/ – Luigi Di Maio dhe Matteo Salvini, drejtuesit e Lëvizjes 5 Yjet dhe të Ligës njoftuan dje në mbrëmje arritjen e një marrëveshjeje për një qeveri koalicioni.

“Të gjitha kushtet u bënë bashkë për një qeveri politike L5Y/Liga”, njoftuan Luigi di Maio dhe Matteo Salvini në një deklaratë të transmetuar nga L5Y pas negociatash të gjata.

“Angazhim, marrëveshje, dëgjim, punë, durim, mirëkuptim, mendje dhe zemër për të mirën e italianëve. Ndoshta ia dolëm më në fund, pas shumë vështirësish, sulmesh, kërcënimesh dhe gënjeshtrash’’, shtoi Salvini në Facebook.

Më poshtë vijon përbërja e qeverisë italiane, e 65-ta që nga viti 1946:

Kryeministër Giuseppe Conte

Shef i kabinetit Giancarlo Giorgetti

Ministër i Jashtëm Enzo Moavero Milanesi

Ministër i Brendshëm Matteo Salvini

Ministër i Drejtësisë Alfonso Bonafede

Ministër i Mbrojtjes Elisabetta Trenta

Ministër i Ekonomisë Giovanni Tria

Ministër i Punës Luigi Di Maio

Ministër i Marrëdhënieve me parlamentin Riccardo Fraccaro

Ministër i Çështjeve Europiane Paolo Savona

Ministër i Funksioneve Publike Giulia Bongiorno

Ministër i Shëndetësisë Giulia Grillo

Ministër i Çëstjeve Rajonale Erika Stefani

Ministër për Jugun Barbara Lezzi

Ministër i Mjedisit Sergio Costa

Ministër i Familjes Lorenzo Fontana

Ministër i Bujqësisë Gian Marco Centinaio

Ministër i Transporteve Danilo Toninelli

Ministër i Arsimit Marco Bussetti

Ministër i Kulturës Alberto Bonisoli./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakThaçi në Londër: Kosova nuk e harron kontributin e miqve
Artikulli tjetërGJEORGJI – Prokurori i Përgjithshëm dorëhiqet pas akuzave për trafik influence