Ballina Aktualitet

Gjermania mbështet task-forcën shqiptare kundër vjedhjeve

TIRANË, 1 Qershor/ATSH/ -Gjermania mbështet task-forcën shqiptare kundër vjedhjeve.

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz i ka dorëzuar task-forcës kundër vjedhjes së banesave “Anti Skifter“ në policinë e Shtetit disa automjete dhe telefona celularë smart si mbështetje nga ana e Gjermanisë.

“Ne e dimë që lëvizja dhe komunikimi kanë një rëndësi themelore për këtë njësi. E falënderoj policinë shqiptare edhe në emër të presidentit të Zyrës Federale Kriminale Gjermane për ngritjen e Task-Forcës ‘Anti Skifter”, e cila është shumë e rëndësishme”, u shpreh ambasadorja Schütz.

Në vitin 2016, policia gjermane ka ndjekur mbi 150.000 raste vjedhje banesash. Si në vitin 2016, ashtu edhe në vitin 2017, shtetasit shqiptarë kanë zënë vendin e 3-të nga autorët e huaj.

Në vitin 2017 policia gjermane regjistroi si të dyshuar 578 shtetas shqiptarë. Në jo pak raste, i njëjti autor kryen një numër të madh vjedhjesh.

Vjedhjet e banesave në Gjermani janë vepra penale për të cilat parashikohet një dënim nga 1 deri në 10 vjet burgim. Policia dhe drejtësia gjermane i kanë rritur ndjeshëm masat në luftën kundër vjedhjeve dhe i kushtojnë një rëndësi të madhe bashkëpunimit ndërkombëtar.  /gj.mima/ j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Alarm i rremë në Pallatin e Drejtësisë, evakuohet personeli
Artikulli tjetërSPANJË – Parlamenti rrëzon Mariano Rajoy, votëbeson Pedro Sanchez