Ballina Bota

BRUKSEL – BE sanksione të reja kundër Venezuelës

BRUKSEL, 28 maj /ATSH-ANSA/ – Bashkimi Europian po përgatitet të vendosë sanksione të reja kundër Venezuelës, pasi në zhvillimet e fundit në vend ajo nuk është pranë një zgjidhjeje kushtetuese që respekton demokracinë.

Sipas Këshillit të BE për Punët e Jashtme, BE do të reagojë sipas procedurave shtrënguese që nuk dëmtojnë popullin venezuelian.

Këto janë konkluzionet e 28 ministrave të BE që i bëjnë thirje vendit latinoamerikan, Venezuelës, për zgjedhje të reja presidenciale ”sipas standardeve demokratike ndërkombëtare” të njohura nga kushtetuta venezueliane./   /os/  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakValutat kryesore ndalin rënien përballë lekut
Artikulli tjetërITALI – Cottarelli: Zgjedhjet e parakohshme jo më vonë se fillimi i 2019