TIRANË, 28 maj /ATSH/- Në tregun e brendshëm valutor, këtë fillim jave valutat kryesore euro dhe dollari amerikan kanë ndalur rënien në këmbim me lekun, duke fitur përkatësisht 0,11 lekë dhe 0.37 lekë, krahasuar me të premten e javës që lamë pas.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet të hënën me 126.72 lekë dhe dollari amerikan me 108.45 lekë.
Në këmbim me lekun pozitat i ka forcuar edhe paundi britanik me 0.22 lekë, e franga zvicerane me 0.44 lekë. Ndërkohë që monedhat e tjera këmbehen si më poshtë:
| Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 108.45 | +0.37 | |
| Euro | EUR | 126.72 | +0.11 | |
| Poundi Britanik | GBP | 144.52 | +0.22 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 109.30 | +0.44 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 99.12 | +0.41 | |
| Dollari Australian | AUD | 82.10 | +0.12 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 83.57 | -0.17 | |
| Korona Suedeze | SEK | 12.37 | -0.04 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 13.29 | -0.05 | |
| Korona Daneze | DKK | 17.00 | 0.00 | |
| SDR | SDR | 153.80 | +0.43 | |
| Ari(OZ 1) | XAU | 140844.02 | -150.66 | |
| Argjend(OZ 1) | XAG | 1785.09 | -14.44 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 16.96 | +0.04 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 16.97 | +0.02 | |
Sipas aktorëve të tregut, nga fillimi i këtij viti e deri tani, euro ka humbur 6.5 lekë, ose 4.85%. Arsyeja kryesore e luhatjes në treg mbetet oferta më e lartë sesa kërkesa.
Ekspertet thonë se, injektimi investimeve në ekonomi dhe fakti qe sezoni turistik në vendin tonë është zgjatur në kohë, duke dhënë efekt në rritjen e prurjeve valutore nga turistët, ka bërë që zhvlerësimi i euros të ndihej që prej fillimit të këtij viti.
Ndërsa forcimi i monedhës së gjelbër amerikane në tregjet ndërkombëtare është reflektuar edhe në tregun vendas. Pasi preku nivelin më të ulët të pesë viteve duke u këmbyer poshtë 105 lekëve, sot dollari këmbehet me 108.45 lekë. e.xh/ /a.g/






















