Ballina Bota

MALAJZI – Policia i sekuestron ish-kryeministrit 30 milionë dollarë

KUALA LUMPUR, 25 maj /ATSH-AFP/ – Policia malajziane njoftoi se sekuestroi sot rreth 30 milionë dollarë dhe më shumë se 400 çanta luksoze gjatë kontrolleve kundër ish-kryeministrit, Najib Razac që është përfshirë në një skandal të madh të keqpërdorimit të fondeve.

Këto para, këto çanta të markave luksoze si dhe ora dhe bizhuteri janë gjetur në dy apartamente luksoze që ndodheshin në Kuala Lumpur.

Një valë kontrollesh kishte filluar javën e kaluar në 12 zona, mes të cilave edhe banesa e Najib, pak pas humbjes së koalicionit të tij në legjislativet e 9 majit, që ishte në drejtim që prej pavarësisë në vitin 1957 të kësaj ish-kolonie britanike. /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMendimtari Antonio Gramsci si urë mes Italisë dhe Shqipërisë
Artikulli tjetërAUSTRI – Kurz: Programi i qeverisë italiane i papërgjegjshëm