BRUKSEL, 25 maj /ATSH-DPA/ – Bashkimi Europian i kërkoi Rusisë të pranojë fajin për rrëzimin e avionit MH17 të kompanisë ”Malasyan Airlines”, pas përfundimit të ekspertëve, të cilët kostatuan që sistemi kundërajror ”Buk” i përkiste Rusisë.
‘’BE i bëri thirje Rusisë të marrë gjithë përgjegjësitë dhe të bashkëpunojë me të gjitha forcat për të stabilizuar situatën’’, theksoi shefja e politikës së Jashtme të unionit, Federica Mogherini.
Bashkimi Europian thekson mbështetjen e tij për rezolutën 2166 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që u kërkon përgjegjësve të rrëzimit të avionit MH17, të thirren për t’u përgjigjur mbi atë që ndodhi dhe të bashkëpunojnë për të stabilizuar situatën./ /os/ a.jor.























