Ballina Bota

SERBI – Brnabiç: Objektivi ynë anëtarësimi në BE

BEOGRAD, 22 maj /ATSH-ANSA/ – Objektivi ynë strategjik është anëtarësimi në Bashkimin Europian dhe mosndryshimi i kësaj rruge, deklaroi kryeministrja serbe, Ana Brnabiç për median duke iu kundërvenë ministrit të saj të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, sipas të cilit, Serbia duhej të ndryshonte politikën e saj të jashtme nëse për unionin çështja e Kosovës duhej të ishte një përparësi.

”Ministri Vulin mund të ketë mendimin e tij, por politika e shtetit është tjetër gjë”, theksoi Brnabiç.

Ministri Vulin kritikoi edhe opinionin e shprehur dje të ambasadorit të BE-së në Beograd,  Sem Fabrizzi, i cili theksoi se ”Kosova ishte një element kyç për hyrjen e Serbisë në union”./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjirokastra zemra e jugut, pol i rëndësishëm turistik
Artikulli tjetër“Smile Albania”, 1 mijë buzëqeshje për promovimin e Shqipërisë