Ballina Lajme nga Vendi

Investimet në segmentin e tretë të Bulevardit të Ri

Investimet në segmentin e tretë të Bulevardit të Ri

Investimet në segmentin e tretë të Bulevardit të Rihttps://ata.gov.al/2018/05/20/investimet-ne-segmentin-e-trete-te-bulevardit-te-ri/Bashkia e Tiranës po vijon me intensitet punimet në akset kryesore.Në një intervistë për ATSH-në, Ilda Qazimllari nga Drejtoria e Investimeve të Huaja flet për investimet në Bulevardin e Ri.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on 20.05.2018

TIRANË, 20 maj/ATSH/ – Bashkia e Tiranës ka bërë hapjen e segmentit të dytë dhe deri në fund të verës pritet të mbyllet edhe segmenti i tretë.

“Bashkia e Tiranës ka bërë hapjen e segmentit të dytë dhe deri në fund të verës do të bëhet mbyllja e segmentit të tretë dhe hapja për trafikun e makinave do të bëhet në momentin që do të mbyllet “Siri Kodra”, bëhet aksesimi i rrugës “Siri Kodra” me bulevardin dhe mbyllet segmenti i tretë”, – ka thënë për ATSH-në, Ilda Qazimllari nga Drejtoria e Investimeve të Huaja.

Sipas saj, pritet që deri në fillim të vitit që vjen të mbyllet 1.6 km e parë të projektit dhe 200-metërshi i fundit.

z.tosku//r.e/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Le Maire: Stabiliteti i zonës euro i kërcënuar nëse Roma nuk respekton angazhimet
Artikulli tjetërKërkesa për ID-në, Nikolla: Komunikim i ri me prindërit me anë të teknologjisë