TIRANË, 20 maj/ATSH/ – Bashkia e Tiranës ka bërë hapjen e segmentit të dytë dhe deri në fund të verës pritet të mbyllet edhe segmenti i tretë.
“Bashkia e Tiranës ka bërë hapjen e segmentit të dytë dhe deri në fund të verës do të bëhet mbyllja e segmentit të tretë dhe hapja për trafikun e makinave do të bëhet në momentin që do të mbyllet “Siri Kodra”, bëhet aksesimi i rrugës “Siri Kodra” me bulevardin dhe mbyllet segmenti i tretë”, – ka thënë për ATSH-në, Ilda Qazimllari nga Drejtoria e Investimeve të Huaja.
Sipas saj, pritet që deri në fillim të vitit që vjen të mbyllet 1.6 km e parë të projektit dhe 200-metërshi i fundit.
z.tosku//r.e/ /a.g/
