TIRANË, 17 Maj/ATSH-Maela Marini/ – “Lulzim Basha qenka i shqetësuar për dëshmitarin X, por nëse e njeh ta marri dhe ta çojë në Prokurori, pasi që prej ditës kur në këtë çështje ka hyrë Prokuroria asnjëri nuk duhet të flasë më”.
Kështu deklaroi sot në Kuvend, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Balla theksoi se “sot PD nuk lejon dy deputetët akuzatorë që të paraqiten në Prokurori për të thënë gjithçka dinë mbi një kasetë gjoja të vërtetë, por që tashmë dihet se është e manipuluar”.
“Personat që bënë këtë manipulim duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit dhe sot personat që disponuan atë regjistrim nuk shkojnë në Prokurori”, tha Balla./m.m/






















