Ballina Bota

BRUKSEL – BE: Mbërritja e migrantëve nga Turqia në rritje

BRUKSEL, 16 maj /ATSH-AFP/ – Mbërritja e migrantëve nga Turqia është rritur ndjeshëm në tremujorin e parë, edhe pse numri i tyre është më i ulët se në periudhën e krizës, sipas shifrave të Komisionit Europian që parashikojnë se situata mbetet e brishtë.

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2018, numri i migrantëve të mbërritur nga Turqia është rritur si nga ishujt grekë (9 349) dhe nga kufiri tokësor (6 108).

Në rastin e dytë është nëntë herë më i lartë se në të njëjtën periudhë një vit më parë.

“Ne kemi konstatuar një rritje të lehtë të mbërritjes së migrantëve, por situata është nën kontroll dhe shifrat janë të menaxhueshme”, theksoi komisioneri europian për migracionin, Dimitris Avramopoulos, në një konferencë shtypi në Bruksel.

Ai shtoi se marrëveshja BE-Turqi, që ka mundësuar uljen e numrit të migrantëve të mbërritur në Greqi që nga Turqia, vazhdon të funksionojë./ /ec/  A.JOR.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPesë centrale fotovoltaikë në Shqipëri
Artikulli tjetërTirana si Parisi, me stacion të ri teknologjik