Ballina Bota

FRANCË – PBB-ja regjistron rritje me 2,2%

PARIS, 15 maj /ATSH-AFP/ – Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i Francës regjistroi rritje me 2,2% në 2017, sipas shifrave të rishikuara në rritje nga INSEE, një lajm i mirë për presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili kërkon ta bëjë vendin e tij më të konkurrueshëm.

INSEE (Instituti Kombëtar i Statistikave dhe Studimeve Ekonomike) kishte parashikuar një rritje deri në 2%.

“Ky vlerësim i ri ka ardhur si pasojë e një rishikimi në rënie të lehtë të përqindjes së borxhit publik (-0,2 pikë duke arritur në 96,8%)”, nënvizon INSEE në rishikimin e llogarive kombëtare 2015-2017.

Megjithatë deficiti publik mbetet i pandryshuar me 2,6% të PBB-së.

Sipas një vlerësimi të mëparshëm të publikuar në fund të muajit janar, INSEE e kishte vlerësuar me 1,9% ritmin e rritjes së regjistruar nga ekonomia e dytë e zonës euro në 2017, para se të regjistronte këtë shifër në rritje në muajin shkurt, prej 2%.

Për vitin 2017, deficiti publik është konfirmuar me 2,6% të PBB-së./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Folku dhe turizmi bashkon në Vlorë 300 artistë ndërkombëtarë
Artikulli tjetërReformat në disa sektorë mundësuan rritjen ekonomike