Ballina Aktualitet

Festë për 30-vjetorin e bashkëpunimit gjermano-shqiptar për zhvillim

TIRANË, 15 maj/ATSH/ – Në vitin 1988, Gjermania dhe Shqipëria vendosën marrëdhëniet për politikat zhvillimore. Që atëherë, dy vendet tona u kanë dhënë udhë shumë projekteve të rëndësishme dhe kanë arritur suksese të konsiderueshme në zhvillimin e Shqipërisë.

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë, nëpërmjet një postimi në “Facebook”, shkruan se këtë datë dëshiron ta festojë.

“Ejani më 25 dhe 26 maj tek Piramida në Tiranë. Më 25 maj ju pret një koncert i madh me muzikë live duke filluar nga ora 20:30, ndërsa të shtunën nga ora 10:00 deri 20:00 një program për të gjithë familjen. Disa nga pikat kulmore janë: aktivitete interaktive mbi Bashkëpunimin për Zhvillim, Eco Fashion Show, Biergarten. Informacione të mëtejshme do të pasojnë në ditët në vazhdim”, thekson ambasada gjermane në Tiranë.

/gj.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama takim me Macron në Elysee
Artikulli tjetërMagjia e maskave veneciane në Tiranë