Ballina Bota

POLONI – Deputetët votojnë për zvogëlimin e pagës së tyre

VARSHAVË, 11 maj /ATSH-AFP/ – Parlamenti polak votoi dje një reduktim prej 20% të pagave të deputetëve për të ndaluar avancimin e skandalit të shkaktuar si pasojë e shpërblimeve të mëdha që qeveria konservatore i akordoi vetes.

Projektligji, që përfshin 460 anëtarë të Dhomës së Ulët të senatorëve, u miratua nga 240 deputetë të maxhorancës konservatore.

Ka pasur dy vota kundër dhe pesë abstenime, ndërkohë që deputetët e opozitës nuk kanë marrë pjesë në votim.

Masa u njoftua muajin e kaluar nga kreu i partisë në pushtet ”Ligj dhe Drejtësi” (PiS), Jaroslaw Kaczynski.

Edhe pse zyrtarisht, ai është një deputet i thjeshtë, Kaczynski është konsideruar përgjithësisht si autori i strategjisë dhe pjesës më të madhe të vendimeve politike nga maxhoranca që drejton Poloninë që prej vjeshtës 2015./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSheshi “Skënderbej” përzgjidhet për finalen e Çmimit Europian për Hapësirën Publike 2018
Artikulli tjetërZELANDË E RE – Thyhet rekordi i dallgës për Hemisferën e Jugut