Ballina Bota

KINË – Rritje e ndjeshme e industrisë së robotëve

PEKIN, 11 maj /ATSH/ – Industria kineze e robotëve regjistroi një zhvillim të madh gjatë vitit 2017, vit kur u hapën rreth 1 686 kompani robotike, njofton CRI.

“Në Samitin e pestë të Robotëve të Kinës, u publikua një raport ku thuhet se numri i kompanive kineze në këtë industri është mbi 6 500”, shtoi ajo.

Këto kompani ndodhen kryesisht në rajonin Pekin-Tianjin-Hebei, në deltën e lumit Jance dhe në deltën e lumit Perla.

Në vitin 2017, vëllimi i shitjes së robotëve industrialë të Kinës arriti 4,2 miliardë dollarë amerikanë, një rritje vjetore prej 24%.

Në vitin 2017, tregu global industrisë së robotëve kapi vlerën e 23 miliardë dollarëve amerikanë./
/ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLufta antikorrupsion, Gjonaj takim me përfaqësues të dhomave të tregtisë
Artikulli tjetër“Mjeshtër i madh” për Sulejman Demollarin