SOFT NEWS – ”Lumë”… çokollate në Poloni?

VARSHAVË, 9 maj /ATSH-AFP/ – Një kamion cisternë, që transportonte 12 tonë çokollatë të shkrirë, u përmbys sot në një autostadë në Poloni, duke e khyer rrugën e asfaltuar në një ”lumë” çokollate.

Kamioni në pronësi të një prodhuesi ëmbëlsirash është përplasur për arsye ende të panjohura me mbrojtëset anësore të autostradës A2 mes Wrzesnia dhe Slupca në perëndim të vendit.

Automjeti ka zënë rrugën duke bllokuar autostradën në të dyja drejtimet.

Përpara se autostrada të bllokohej plotësisht, çokollata u përhap në rrugë nga rrotat e makinave duke lënë gjurmë prej disa kilometrash.

”Pastrimi i ndërmarrë nga punonjës të armatosur me lopata i është dashur të vijohet me një lopatë mekanike, por me çdo lloj mënyre rrezikonte të merrte disa orë, çokollata nga e lëngshme është ngrirë si përmbajtje”, njoftuan forcat zjarrfikëse, të cilët mendonin gjithashtu të përdornin pajisje të posaçme pastrimi me presion të madh me ujë të nxehtë.

‘’Çokollata e ngrirë është më keq se dëbora’’, pohoi një punonjës i pastrimit për televizionin privat TVN24

Drejtuesi i kamionit është shtruar në spital me një krah të thyer./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.