ROMË, 9 maj /ATSH-AFP/ – Dy partitë italiane antisistem, Liga (ekstremi i djathtë) dhe Lëvizja Pesë Yjet (L5Y) i kërkuan sot presidentit afatin e fundit prej 24 orësh për përpjekjet e minutës së fundit në kuadër të krijimit së bashku të një qeverie.
Pas më shumë se dy muajsh diskutimesh të pasuksesshme mes forcave të ndryshme politike, situata u bllokua mes koalicionit të djathtë, renditur në krye me 37% të votave dhe drejtuar nga Liga, L5Y, partia e parë me më shumë se 32% dhe Partia Demokrate (PD, qendra e majtë), 19%.
Për të dalë nga ngërçi politik, presidenti italian Sergio Mattarella u shpreh në mbështetje të një qeverie teknike, e ngarkuar për të drejtuar vendin deri në dhjetor, para zgjedhjeve të reja në fillim të vitit 2019./ /ec/ a.jor.














