Ballina Bota

ROMË – Panik pas flakëve në një autobus

ROMË, 8 maj /ATSH-DPA/ – Një autobus i trasportit publik ka marrë flakë sot, në qendër të Romës, duke provokuar panik te njerëzit, të cilët i trembeshin më shumë një sulmi terrorist.

‘’Autobusi mori flakë në rrugën ‘Tritone’, pranë shatërvanit të Trevit, një vend i rëndësishëm i Romës, rreth ores 10:30’’, shkruajti në Twiter Shërbimi Kombëtar i Zjarrfikësve.

”Pasagjerët dhe shoferi u evakuan, ndërsa një grua që po kalonte aty mori plagë të lehta dhe u shoqrëua në spital’’, theksoi agjencia italiane e lajmeve, ANSA.

Një dëshmitare, e cila nuk donte të identifikohej, tha se u dëgjua një zhurmë e fortë dhe  një re tymi si dhe persona që ulërinin dhe vraponin.

Shoqëria ATAC, që ofron shërbimin publik, tha se autobusi ishte në përdorim prej 15 vjetësh dhe se do të hetonte shkakun e aksidentit./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta: KLD duhet të shkarkonte gjyqtarët, shkelje me pasoja të rënda
Artikulli tjetërARMENI – Pashinyan: Bashkëpunim me Azerbajxhanin për Nagorni-Karabahun