ARMENI – Pashinyan: Bashkëpunim me Azerbajxhanin për Nagorni-Karabahun

EREVAN, 8 maj /ATSH-ANSA/ – Kryeministri i sapozgjedhur i Armenisë, Nikol Pachinian, ka shprehur gatishmërine për të bashkëpunuar dhe gjetur një zgjidhje paqësore me Azerbajxhanin përsa i përket zonës së Nagorni-Karabahut.

Pashinyani theksoi se ”janë popujt ata që duhet të vendosin mbi të drejtat dhe barazinë mes tyre”.

Sipas Pashinyanit, këto negociata duhet të zhvillohen në kuadër të grupit të Minskut të OSBE-së, që bashkëkryesohet nga SHBA, Rusia dhe Franca.

Prej disa dekadash, Armenia dhe Azerbajxhani kanë pretendime për rajonin e Nagorni-Karabahut, në një konflikt që përshkallëzohet kohë pas kohe./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.