TIRANË, 8 Maj/ATSH/.- “Tirana do të jetë mikpritëse e takimit të Ministrave të Brendshëm e të Drejtësisë të BE & Ballkanit Perëndimor, gjatë Presidencës austriake të BE-së, në Tetor 2018”, bën të ditur Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Në një postim në Facebook, ministri Xhafaj shkruan se “sapo përmbyllëm vizitën zyrtare në Vjenë. Takime shumë miqësore me kryetarin e Parlamentit Austriak, Wolfang Sobotka dhe homologun tim Herbert Kickl. Bashkëbisedim shumë konstruktiv e i frytshëm me kolegun austriak”.
Gjatë takimeve me Kickl dhe Sobotka u bisedua për projekte të përbashkëta në zhvillim.
“Austria është ndër mbështetësit më aktiv për integrimin europian të Shqipërisë”, shprehet Xhafaj./k.s/ /a.g/

























