Ballina Bota

BE – Brukseli i vendosur të mbajë marrëveshjen bërthamore iraniane

ROMË, 8 maj /ATSH-AFP/ – BE-ja është e vendosur të ruajë marrëveshjen bërthamore iraniane, pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për t’u tërhequr, deklaroi sot në mbrëmje në Romë shefja europiane e diplomacisë, Federica Mogherini.

“Marrëveshje e Vjenës 2015 i përgjigjet objektivit të saj që është garantimi që Irani të mos zhvillojë armë bërthamore, Bashkimi Europian është i vendosur që ta ruajë atë”, insistoi Mogherini.

Ajo u shpreh gjithashtu veçanërisht e shqetësuar pas njoftimit të sanksioneve të reja amerikane kundër Teheranit nga presidenti Trump.

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja bërthamore iraniane, që e cilësoi si shkatërrimtar si dhe njoftoi rikthimin e sanksioneve kundër Teheranit. /G.S/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKoncerti në Tiranë, Rita Ora: 3 qershori në Sheshin e mahnitshëm “Skënderbej”
Artikulli tjetërDy akse të reja rrugore të kategorisë A