Ballina Bota

ARMENI – Ish-gazetari Pachinian zgjidhet kryeministër

EREVAN, 8 maj /ATSH-AFP/ – Lideri i opozitës armene, Nikol Pachinian u zgjodh sot kryeministër nga Parlamenti i kësaj ish-republike sovjetike në Kaukazin e Jugut, e tronditur prej tre javësh nga protestat kundër qeverisë.

I vetmi kandidat në garë, ky deputet i opozitës dhe ish-gazetar u mbështet nga 59 deputetë, ndërsa i nevojiteshin 53 vota për t’u zgjedhur.

Ky është votimi i dytë në Parlamentin armen në tetë ditë për kandidaturën e Pachinian, 42 vjeç, i cili pësoi humbje më 1 maj.

Zgjedhja e Nikol Pachinian shënon ndërprerjen e lëvizjes së protestave që nxorën mijëra armenë të protestonin paqësisht që nga 13 prilli kundër ish-presidentit, Serge Sarkissian (2008-2018), i zgjedhur vetëm për disa javë kryeministër, që e shtynë të jepte dorëheqjen./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMosshkarkimi i 3 gjyqtarëve nga KLD, Gjonaj: Ditë e zezë për drejtësinë
Artikulli tjetërThaçi takim me Merkel