Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 07/5/2018

MANILA (Filipine) – Fillojnë manovrat Balikatan, manovra ushtarake të përvitshme në shkallë të gjerë mes ushtrisë filipinase dhe asaj amerikane.

NJU DELHI (Indi) – Gjykata e Lartë do të dëgjojë argumentet pro ose kundër delokalizimit për përdhunimin dhe vrasjen e një vajze tetë vjeçare, një çështje që ka ngjallur indinjatë në vend.

MOSKË (Russie) – Betimi i presidentit rus, Vladimir Putin për një mandat të katërt deri në 2024.

ALIAGA (Turqi) – Seancë tjetër dëgjimore në procesin e pastorit amerikan, Andrew Brunson, ndalimi i të cilit që prej një viti e gjysmë në Turqi ka tendosur ndjeshëm marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Ankarasë.

BERLIN (Gjermani) – Angela Merkel fillon “Dialogu Qytetar” për Europën duke u takuar me nxënësit dhe mësuesit e një shkolle për të folur për të ardhmen e Europës.

VJENË (Austri) – Kryeministri i ri sllovak,Peter Pellegrini zhvilloi një vizitë tek homologu austriak, Sebastian Kurz.

PARIS (Francë) – Njëvjetori i zgjedhjes së Emmanuel Macron, si president i Republikës franceze.

BERLIN (Gjermani) – Vizitë e ministrit francez të Punëve të Jashtme, Jean-Yves Le Drian në Berlin për një seminar pune me homologun, Heiko Maas.

KOMBET E BASHKUARA (SHBA) – Këshilli i Sigurimit të OKB-së diskuton për programit sirian të armëve kimike./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAUSTRALI – 500 milionë dollarë për Barrierën e Madhe Koralore
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e hënë 7 maj 2018