Ballina Bota

BUKURESHT – Vdes Doina Cornea, figura më e njohur e rezistencës antikomuniste

BUKURESHT, 4 maj /ATSH-AFP/ – Doina Cornea, figurë emblematike e rezistencës ndaj diktatorit komunist rumun, Nikolae Çaushesku, vdiq sot në moshën 88-vjeçare në shtëpinë e saj në Cluj (veriperëndim), njoftoi djali i saj, cituar nga media.

Shkrimtare dhe profesore e gjuhës frënge, Cornea u bë e njohur në vitet 1982 dhe 1989 për 30 letra të dërguara për “Radio Free Europe” në të cilat denonconte abuzimet e regjimit totalitar.

Kjo kurajo i shkaktoi shkarkimin nga Universiteti i Cluj, nisjen e hetimeve dhe marrjen në pyetje ndërmarrë nga Sekuritate, policia antikomuniste.

“U përpoqa të jetoj sikur frika të mos ekzistonte edhe pse e ndjeja. Ne duhet të qëndrojmë të lirë dhe të mos bëhemi skllevër të frikës”, ishte shprehur ajo në një intervistë.

Pavarësisht kërcënimeve dhe dhunës fizike kundër saj, në nëntor 1987 ajo shpërndau trakte solidariteti me punonjësit e Brasovit, të cilët ishin të revoltuar./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e premte 4 maj 2018
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 04/5/2018