Ballina Bota

INDI – 77 të vdekur dhe 143 të plagosur nga stuhitë e rërës

NJU DELHI, 3 maj /ATSH-AFP/ – Të paktën 77 persona kanë humbur jetën dhe 143 të tjerë janë plagosur si pasojë e stuhive të rërës në veri të Indisë, njoftuan autoritetet indiane.

“Shtetet Uttar Pradesh dhe Rajasthan kanë qenë më të prekurat me respektivisht 46 dhe 31 të vdekur të regjistruar”, sipas zyrtarëve të autoriteteve për menaxhimin e katastrofave të këtyre dy shteteve.

Shkaku për pjesën më të madhe të të vdekurve ka qenë rrëzimi i pemëve apo mureve si pasojë e erërave të forta./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSELANIK – Takim ndërballkanik për bashkëpunimin drejt integrimit në BE
Artikulli tjetërRama ndër 10 liderët e botës më aktivë në Facebook