BRUKSEL, 3 maj /ATSH-ANA/ – Komisioni Europian propozoi dje që buxheti për menaxhimin e migracionit, azilantëve dhe kufijve të jashtëm të BE-së të jetë 33 miliardë euro, nga 13 miliardë euro që është aktualisht.
Këto fonde shtesë do të përdoren për të financuar vendosjen e 10 000 rojave në kufijtë europianë dhe ruajtjen e brigjeve deri në vitin 2027, nga 1 500 që janë aktualisht.
Komisioni ka propozuar gjithashtu një fond të ri të veçantë për mbrojtjen si pjesë e buxhetit të BE-së 2021-2027.
Kjo shihet në veçanti si një zhvillim i rëndësishëm për Greqinë dhe mbështetjen e vazhduar financiare për të përballuar presionin migrator dhe për të ruajtur kufijtë e jashtëm. /G.S/ a.jor.























