Ballina Bota

RUMANI – Iohannis refuzon dekretimin e një reforme të diskutueshme gjyqësore

BUKURESHT, 2 maj /ATSH-AFP/ – Presidenti rumun i qendrës së djathtë, Klaus Iohannis njoftoi sot se kishte refuzuar të dekretonte një reformë gjyqësore, të miratuar në fund të vitit 2017 nga maxhoranca e majtë, kritikuar nga kundërshtarët për vënien në rrezik të pavarësisë së drejtësisë.

Presidenti theksoi se do t’i kthente ligjet në Gjykatën Kushtetuese dhe se do të kërkonte mendimin e Komisionit të Venecias.

“Këto ligje nuk janë konform, as të kuadrit kushtetues europian dhe as të normave europiane”, deklaroi Johanis gjatë një fjalimi televiziv duke akuzuar gjithashtu social-demokratët për nisjen e një sulmi kundër drejtësisë që prej rikthimit të tij në pushtet, në vitin 2016.

Tre kapitujt e paketës legjislative për drejtësinë, miratuar në fund të vitit 2017, kanë qenë në qendër të një debati kombëtar që prej disa muajsh.

Mijëra rumunë manifestuan disa herë në të gjithë vendin kundër kësaj reforme, gjithashtu të kritikuar nga Komisioni Europian.

“Kam vendosur të rikthej ligjet në Gjykatën Kushtetuese dhe të shfrytëzoj Komisionin e Venecias, një organ konsultativ i Këshillit të Europës i përbërë nga ekspertë të pavarur”, shtoi presidenti, në luftë të hapur me maxhorancën.

Sipas presidentit, këto ligje dobësojë statusin e prokurorit, rrezikojnë të bllokojnë drejtësinë dhe të krijojnë struktura të afta për të intimiduar gjyqtarët./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakReal Madrid-Bayern, mungojnë tre penallti për bavarezët
Artikulli tjetër“Komedia që shkon për dreq”, premierë në Teatrin “Aleksandër Moisiu”