Ballina Kulturë

“Komedia që shkon për dreq”, premierë në Teatrin “Aleksandër Moisiu”

TIRANE,2 Maj /ATSH/ – Shfaqja teatrale ”Komedia që shkon për dreq” me regjinë e Driada Dervishi do shfaqet për artdashësit durrsakë në skenën e teatrit “Aleksandër Moisu” .

Bëhet fjalë për një shfaqje brenda shfaqjes, ku në qendër të së cilës janë një trup akorësh amatoreskë të cilët marrin përsipër që të sjellin një vepër teatrale shumë të rëndësishme, një kafshatë që për ta nuk mund të kapërdihet dhe aq lehtë dhe pa dyshim ajo përfundon në një dështim.

Kjo shfaqje bën bashkë emra të mëdhenj aktorësh si Bujar Asqeriu, Olta Daku, Romir Zalla, Gentian Zenelaj ,Sokol Angjeli, Donald Shehu si dhe riktheu në skenën e teatrit, Monika Lubonjën.

Premiera do të jetë në datën 4 maj, e ndërsa shumë shpejt do të vijë në Tiranë dhe më pas do të lëvizë edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë./a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUMANI – Iohannis refuzon dekretimin e një reforme të diskutueshme gjyqësore
Artikulli tjetërJERUZALEM – Izraeli dhe SHBA dënojnë deklaratat antisemite të Abbas