Ballina Lajme nga Vendi

Fustanet me temina, për të ndriçuar në pranverë

TIRANË, 1 maj/ATSH/.- Fustanet dhe veshjet e ditës nuk kanë qenë më joshëse se kaq.
Protagoniste të koleksioneve të pranverë-verë 2018 janë shumë pëlhura të ylberta, të dekoruara me detaje ekskluzive dhe të ndezura.

Kombinimi perfekt? Pëlhurat prej mëndafshi dhe tyli, të mbuluara me temina të vogla ose të mëdha.

Në pasarelat e pranverës mbretërojnë ngjyrat e ylberit me tonalitete të shkëlqyeshme. Përmes fustanit të firmës Attico, për shembull, rikthehemi mbrapa në vitet mitike ’80.

Stilistja Alberta Ferretti preferon elegancën e përjetshme të vajzave të viteve ’20, me një seri veshjesh në gju.

Nuk mungojnë modelet e viteve ’50 me bel të ngushtë dhe pantallona të gjera.

Me pak fjalë, këtë sezon shikojmë një ringjallje të vërtetë të rrobave me temina, veçanërisht ato me nuanca ari, argjendi dhe shampanje.

Për t’u mbushur me dritë, frymëzohuni nga zgjedhja jonë.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Klosi nga Spilleja: Jemi në fazën e verifikimit të tokave në bregdet
Artikulli tjetërHaradinaj: Mbështetje projekteve të zhvillimit në Drenas