TIRANË, 1 maj/ATSH/ -Bob Dylan nuk ndalet kurrë. Fituesi i çmimit Nobel për letërsinë për vitin 2016 ka krijuar një markë të re uiski.
Kantautori në të vërtetë ka krijuar etiketën ” “Heaven’s door”, që i referohet një prej pjesëve të tij më të famshme “Knockin’ on Heaven’s door” publikuar në vitin 1973 dhe e përfshirë në kolonën zanore të filmit” Pat Garrett dhe Billy the Kid ” .
“Një uiski i shkëlqyer” , siç e përshkroi vetë Dylani, i cili prodhoi linjën e re të alkolikëve së bashku me Marc Bushala, një sipërmarrës i pijeve alkolikëve të Midwest.
Shishet e koleksionit të ri, që përfshijnë tre uiski mund të rezervohen në internet në faqen zyrtare të kantautorit dhe nga 21 maj mund të blihen edhe në dyqanet e specializuara të disa shteteve amerikane.
“Ne donim të krijonim një koleksion të uiskit, që në mënyrën e tyre, të tregonin një histori”, tha Dylan për “The New York Times”.
“Kam udhëtuar për dekada dhe kam shijuar disa nga prodhimet më të mira që ka në botë uiski dhe unë mendoj se ky është një uiski i shkëlqyer”, u shpreh ai.
Dylan është ylli më i fundit në tregun e lulëzuar të pijeve të të famshmëve në të cilin janë hedhur George Clooney, tekila e të cilit Casamigos u shit vitin e kaluar në Diageo, ndërsa Jay-Z e ka bashkangjitur emrin e tij në një shampanjë 850 dollarë një shishe.
Bob, i cili ka një jetë të dytë, ose të tretë ose të katërt si një artist vizual, krijoi në laboratorin e tij dekorimet metalike që janë vendosur në çdo shishe./k.s/























