TIRANË, 27 prill/ATSH/ – Presidenti Ilir Meta po merr pjesë sot në Samitin e Krerëve të Shteteve të Procesit të Brdo-Brijunit, Kroacisë, Sllovenisë, Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës, i cili po zhvillohet aktualisht në Shkup të Maqedonisë.
Në këtë Samit marrin pjesë si të ftuar të posaçëm Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk dhe Kryeministri i Bullgarisë, zoti Boyko Borisov./m.m/













