PRISHTINË, 27 Prill/ATSH/ – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi zhvilloi sot një takim në Shkup me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Thaçi informon se kanë biseduar për marrëdhëniet mes dy shteteve dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.
“Kryetarin Xhaferi e përgëzova për punën dhe reformat që është duke bërë koalicioni i ri qeverisës, në përmbushjen dhe përshpejtimin e axhendës euroatlantike të Maqedonisë. Kosova i gëzohet çdo suksesi të Maqedonisë fqinjë”, shkruan Thaçi.
Thaçi ndodhet në Shkup, ku do të marrë pjesë në Samitin e “Brdo Brijuni”.
/KosovaPress//m.m/























