Ballina Lifestyle

“Avengers: Infinity War”, kapitulli i tretë i sagës në kinematë botërore

TIRANË, 26 prill /ATSH/ – Seria më e fundit e sagës “The Avengers”, do të dalë në kinematë botërore më 27 prill, një datë që mezi po e presin jo vetëm fansat, por edhe të gjithë të apasionuarit e filmave.

Kjo seri mbledh për herë të parë në një film gati të gjithë superheronjtë, duke u bërë një hit pa dalë ende.

Megjithatë, kostot e prodhimit dhe të aktorëve i kanë kushtuar shumë studios Marvel, e cila ka shpenzuar plot 300 milionë dollarë për prodhimin e tij. Kështu, “Avengers: Infinity War” renditet në vendin e dytë të filmave që kanë shpenzuar më shumë buxhet në histori, ku në vend të parë qëndron “Pirates of the Caribbean: At World’s End”, i cili i ka kushtuar Disney-t plot 378.5 milionë dollarë.

Ndërkohë, “Infinity War” renditet edhe si filmi me buxhetin më të lartë ndërmjet atyre të “Marvel Studios”. Përkatësisht, “Avengers: Age of Ultron” kushtoi rreth 279.8 milionë dhe “Captain America: Civil War” 250 milionë./a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAktivitete ndërgjegjësuese në kuadër të Javës Europiane të Vaksinimit
Artikulli tjetërKëshilli Bashkiak, vendime në ndihmë të shtresave në nevojë