TIRANË, 25 prill /ATSH/ – Kryeministri shqiptar, Edi Rama e krahason vizitën e tij të planifikuar për sot me kancelaren Angela Merkel me një audiencë me Papën.
“Angela Merkel është një kampione e Europës. I gjithë rajoni i Ballkanit i mban shpresat te ajo”, deklaroi Rama për Editorial Network Germany (RND).
“Kështu që është normale që çdo kryetar qeverie i Ballkanit , i cili shkon në Berlin, ndihet pak si pelegrin, i cili kërkon të takojë Papën”, theksoi ai.
Rama këmbëngul që vendi i tij të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur negociatat e anëtarësimit në BE.
“Ne do të donim të anëtarësoheshim që sot”, shton si për RND.
”Në Ballkan njerëzit ndihen shumë optimistë për BE-në. Për ne Europa është ajo që ka qenë për etërit themelues: një projekt paqeje”, thekson ai.
BE po diskuton aktualisht hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.
Si KomisioniEuropian ashtu edhe presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian, Donald Tusk rekomandojnë hapjen e tyre. Nga ana tjetër, ka edhe një farë skepticizmi nga ana e vendeve anëtare./ a.jor.














