Ballina Kosova

Kosovë- Nisin punimet për rrugën Deçan-Plavë

PRISHTINË, 24 Prill/ATSH/.- Në Kosovë u përurua sot fillimi i punimeve të rrugës Deçan-Plavë, që lidhë rajonin e Dukagjinit me atë të Plavës dhe Gucisë.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, duke iu drejtuar të pranishmëve me një fjalë rasti tha se “kjo rrugë lidhë Deçanin dhe Kosovën me Malin e Zi, sidomos me atë pjesë ku banojnë shqiptarë. Nuk ka ndjenjë më të mirë se kur jemi në shërbim të qytetarëve, të lëvizjes së lirë, të investimeve dhe zhvillimit të turizmit, sepse kjo rrugë ka ndikim pozitiv shumëdimensional”.

“Këto bjeshkë janë atraktive për zhvillimin e turizmit e sidomos edhe për transport të mallrave si lidhje me Malin e Zi. Nuk ka më mirë se kur përgatisim infrastrukturën për të zhvilluar vendin “, theksoi Lekaj

Ndërsa, duke folur për buxhetin e ndarë për këtë projekt ministri Pal Lekaj, bëri të ditur se “për këtë vit janë ndarë katër milionë euro, kurse për vitin 2019 do të ndahen edhe 8 milionë euro të tjera, kurse projekti në tërësi do të përfundojë në vitin 2020”.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, vuri në pah rëndësinë dhe simbolikën që ka kjo rrugë për banorët e Dukagjinit dhe ata të Plavës e Gucisë./k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFëmijët që kanë më pak lodra janë më krijues dhe më të vëmendshëm
Artikulli tjetërFUTBOLL – Vdes ish-trajneri i ekipit kombëtar francez, Henri Michel