LONDËR, 23 prill /ATSH-AFP/ – Dy burra të përfshirë në trafik kokaine, që kishte si pikënisje Francën dhe si destinacion përfundimtar Britaninë e Madhe, me anë të një helikopteri, u dënuan sot nga gjykata britanike deri në 17 vite burg.
Gjykata e Southwark në Londër dënoi Frédéric Fagnoul, një shtetas belg 50 vjeç me 17 vite e gjashtë muaj burg.
Frédéric Fagnoul ishte organizatori i importit të kokainës nëpërmjet një helikopteri që nisjes nga Kale, në veri të Francës dhe kishte si destinacion Kentin, në juglindje të Anglisë.
”Hetimi i policisë zbuloi se helikopteri ndalonte në pistat e dy hoteleve në Kent dhe se droga më pas u shpërndahej me makinë tregtarëve të ndryshëm në të gjithë Britaninë e Madhe”, njoftoi ”Scotland Yard” në një deklaratë.
Policia raportoi se rreth 50 kilogramë kokainë transportohej gjatë çdo udhëtimi, e cila fshihej poshtë sediljeve të helikopterit./ /v.b/ a.jor.





















