Agjencia Telegrafike Shqiptare

LONDËR – 17 vite burg për trafik kokaine me helikopter

LONDËR, 23 prill /ATSH-AFP/ – Dy burra të përfshirë në trafik kokaine, që kishte si pikënisje Francën dhe si destinacion përfundimtar Britaninë e Madhe, me anë të një helikopteri, u dënuan sot nga gjykata britanike deri në 17 vite burg.

Gjykata e Southwark në Londër dënoi Frédéric Fagnoul, një shtetas belg 50 vjeç me 17 vite e gjashtë muaj burg.

Frédéric Fagnoul ishte organizatori i importit të kokainës nëpërmjet një helikopteri që nisjes nga Kale, në veri të Francës dhe kishte si destinacion Kentin, në juglindje të Anglisë.

”Hetimi i policisë zbuloi se helikopteri ndalonte në pistat e dy hoteleve në Kent dhe se droga më pas u shpërndahej me makinë tregtarëve të ndryshëm në të gjithë Britaninë e Madhe”, njoftoi ”Scotland Yard” në një deklaratë.

Policia raportoi se rreth 50 kilogramë kokainë transportohej gjatë çdo udhëtimi, e cila fshihej poshtë sediljeve të helikopterit./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version