ARMENI – Sarkissian kërkon diskutime me kreun e opozitës

EREVAN, 21 prill /ATSH-AFP/ – Ish-presidenti i Armenisë, Serge Sarkissian, emëruar së fundi kryeministër kërkoi sot dialog politik me kreun e opozitës, Nikol Pachinian, në ditën e nëntë të mobilizimit në rrugë kundër emërimit të tij në krye të qeverisë.

“Jam shumë i shqetësuar nga zhvillimi i ngjarjeve politike të brendshme dhe për të shmangur pasojat e pakthyeshme, i kërkoj deputetit dhe liderit të opozitës, Nikol Pachinian të ulet në tryezën e dialogut politik dhe të negociatave”, theksoi ai në një deklaratë./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.