ROMË, 19 prill /ATSH-ANSA/ – Policia, karabinierët dhe Drejtoria Hetimore Antimafia (DIA) kanë arrestuar 22 persona, me kërkesë të Drejtorisë së Distriktit Antimafia (DDA) të dyshuar se kanë lidhje me familjet Castelvetrano, Campobello di Mazara dhe Partanna duke ngushtuar kështu edhe më shumë rrethin drejt kreut të “Cosa nostra”-s, Matteo Messina Denaro.
Akuzat kundrejt të arrestuarve variojnë nga pjesëmarrje në shoqatë mafioze, vjedhje, dëmtim, armëmbajtje pa leje dhe deklarim falso të pasurisë. Të gjitha këto krime që rëndohen nga aktiviteti mafioz.
Në krye të këtij grupi, përveç vetë Messina Denaro, ku rikonfirmohet roli dominues në provincën e Trapanit, ishin edhe disa prej familjarëve të tij, mes të cilëve dy kunetër.
Rrethi mafioz përfundon shpesh duke u përputhur me atë familjar./ /G.S/ a.jor.






















