Ballina Kulturë

Shqipëria sensibilizon brezin e ri në njohjen e trashëgimisë kulturore

TIRANE,18 Prill /ATSH/ – 18 prilli ёshtё shpallur Dita Ndёrkombёtare e Monumenteve tё Kulturёs dhe Siteve Arkeologjike nga organizatat e trashёgimisё botёrore ICOMOS dhe UNESCO, qё prej vitit 1982.

Ёshtё dita ku popujt dhe kombet nё tё gjithё botёn e kthejnë vёmendjen nga trashёgimia e tyre kulturore, njihen me vlerat e saj dhe sensibilizohen pёr mbrojtjen dhe promovimin e kёtyre vlerave. Dita ndërkombëtare e monumenteve dhe vendbanimeve historike paraqet një mundësi për të gjithë Komitetet Kombëtare të ICOMOS-s që të mbrojnë qëllimet e tyre të përbashkëta në të njëjtën ditë.

Çdo vit, tema e kësaj dite ndryshon e 2018-ta celebron Trashëgiminë për Gjeneratat, e orientuar sidomos tek ato më të reja, ku bashkëndarja e dijes dhe e historive mbetet një hap kyç për zhvillimin kulturor.

Puna për promovimin e arkivës dhe trasmetimin tek brezat e rinj është një ndër misionet e Muzeut Marubi përmes programit Marubi Education, i cili me anë të punëtorive, vizitave, laboratoreve, bisedave kërkon të krijojë bazat e një edukimi aktiv që nxit për pjesëmarrje.
Ministria e Kulturës në bashkëpunim me DRKK në të gjithë vendin organizon aktivitete sensibilizuese në Durrës, Shkodër, Berat, Gjirokastër, Korçë, Elbasan, etj.

Sot organizohen aktivitete në të gjithë vendin, në një bashkëpunim të MK, IMK dhe DRKK duke patur si qëllim sensibilizimin, ndërgjegjësimin dhe edukimin e popullsisë me dashurinë për trashëgiminë kulturore, me kujdesin e përditshëm për monumentin dhe vlerën kulturore.

Kjo do të thotë aktivitet dhe punë e përditshme me shkollat, me banorët, me të rinjtë, me autoritetet lokale. Ata duhet të jenë pjesë e aksioneve kulturore, duhet t’i jetojnë monumentet si hapësirë ku jetojnë dhe jo si dekor i pandjeshëm. Të gjitha nismat, siç është ajo e MK për krijimin e rrjetit “Miqve të Monumentit”, dhe nismat që i shërbejnë këtij edukimi do të vazhdojnë të kenë mbështetjen parësore të Ministrisë së Kulturës, si pjesë e programit të qeverisë “Edukimi përmes Kulturës”.

Sot, në të gjithë vendin të gjitha monumentet do të jenë të hapura dhe falas për publikun.

Më poshtë disa nga aktivitetet që zhvillohen sot në gjithë Shqipërinë me temën “Trashëgimia për Brezat”:

DRKK Durrës e ka kthyer tashmë në një traditë festimin e kësaj dite. Në këtë ditë festohen rezultatet në mbrojtjen, përkujdesjen dhe administrimin e monumenteve të kulturës, si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore.
Duke marrë në konsideratë temën e shpallur nga ICOMOS këtë vit “Trashëgimia për Brezat”, DRKK Durrës organizon një aktivitet i cili do të ketë në qendër brezin e ri si protagonist në krijimin e trashëgimisë kulturore.
Ky aktivitet do të shënojë edhe përmbylljen e programit të realizuar nga DRKK Durrës gjatë këtij viti në edukimin përmes trashëgimisë kulturore : “Trashëgimia si proces kulturor e shoqëror”.Aktiviteti do të zhvillohet në Amfiteatrin e Durrësit në orën 17.30

DRKK Shkodër Ekspozitë e arteve figurative për fëmijë “DIMENSIONET E ARTIT DHE TRASHËGIMISË KULTURORE” .
Pjesëmarrja është mjaft e gjerë , janë 140 punime të teknikave të ndryshme, vizatim me laps, bardh e zi dhe me ngjyra, akuarel, tempera, vaj, kolazh me copa tekstili, mozaik, dhe makete monumentesh me materiale te riciklueshme.
Fëmijët pjesëmarrës janë 150, nga shkolla 9-të vjeçare dhe të mesme, pjesë e rrjetit “Miku i Monumentit” të cilët kanë punuar si punë personale, gjithashtu dhe realizime në grup.
Për të ditur më shumë për listën e aktiviteteve klikoni linkun e mëposhtëm:http://www.kultura.gov.al/files/userfiles/Kalendari_i_aktiveteve_18_prill_2018.pdf/a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjyqtarja e tretë nga Kushtetuesja në procesin e Vetting-ut
Artikulli tjetërThellohet bashkëpunimi Shqipëri-Gjermani, së shpejti ministri i Drejtësisë viziton Tiranën