Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 18/4/2018

HAGË (Holandë) – Takim i OIAC për çështjen Skripal pas publikimit të përfundimeve që konfirmojnë identitetin e helmit të përdorur kundër ish-spiunit rus.

STRASBURG (Francë) – Jean-Claude Juncker dhe Donald Tusk në një debat në Parlamentin Europian për samitin e fundit të BE-së.

STRASBURG (Francë) – Parlamenti Europian do të miratojë një rezolutë mbi mësimet që duhet të nxirren nga emërimi i kundërshtuar i krahut të djathtë të Jean-Claude Juncker, Martin Selmayr, në krye të administratës së Komisionit Europian.

LONDËR (Britani e Madhe) – Kryeministri indian, Narendra Modi në vizitë në Britaninë e Madhe, ku do të marrë pjesë në samitin e krerëve të qeverisë së Commonwealthit.

BRUKSEL (Belgjikë) – Seanca e parë dëgjimore para një gjykate të Brukselit për tre ish-drejtuesit indipendentist katalanas, të strehuar në Belgjikë.

BAD SCHMIEDEBERG (Gjermani) – Konferencë shtypi e kancelares gjermane, Angela Merkel pas një takimi me shefat ekzekutiv të rajoneve të ish-Republikës Demokratike të Gjermanisë. ​

BRUKSEL (Belgjikë) – Seanca treditore e negociatave për Brexit mes BE-së dhe Britanisë së Madhe.

PALM BEACH (SHBA) – Donald Trump dhe kryeministri japonez, Shinzo Abe zhvillon një konferencë shtypi.

PALM BEACH (SHBA) – Kryeministri japonez, Shinzo Abe në Florida për të takuar presidentin amerikan, Donald Trump dhe për të diskutuar për Korenë e Veriut dhe taksat mbi prodhimet metalurgjike./
/ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e mërkurë 18 Prill 2018
Artikulli tjetërAksioni “Të pastrojmë Tokën që duam” edhe në qarkun Gjirokastër