TIRANE, 18 Prill /ATSH/ -Moti për ditën e sotme parashikohet me kthjellime dhe vranësira në shtim.
Sipas Shërbimit Meteorologjik do të ketë reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët dhe mesatar, ndërsa pasdite në formën e shtrëngatave dhe stuhive kalimtare. Reshjet lokalizohen më tepër përgjatë relieveve kodrinore dhe malore në Lindje dhe Jug të vendit.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-10 m/sek. Deti do të jetë i forcës 3 me lartësi dallge 1.5 metra.
Temperaturat parashikohen:
Vendet Malore 8/22
Vendet e Ulta 10/25
Vendet Bregdetare 12/24 /e.malaj/ /a.g/











