TIRANË, 17 prill /ATSH/- Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe Drejtori i Policisë Vendore Lezhë Ferdinand Mara, inauguruan Zyrën e Shërbimit për Qytetarin në Komisariatin e Policisë Mirditë.
Sipas ministrit, zyra e shërbimit për qytetarin do të shërbejë për zgjidhjen e çdo problemi të tyre. Gjatë fjalës së tij, Xhafaj tha se “më vjen shumë mirë që është rikonstruktuar gjithë ky ambient i përshtatshëm, që të vijnë njerëz dhe të gjejnë një ambient të tillë që edhe nga pikëpamja funksionale të jetë një gjë sa më e mirë, sa më e përshtatshme”.
Sipas tij, policia është në krah të qytetarit dhe përballë kanë shkelësit e ligjit.
“Ne jemi bashkë me qytetarët, aleati më i rëndësishëm i qytetarit është Policia”. Në këtë Komisariat mbi 30 shtetas çdo ditë i drejtohen kësaj zyre për problematika të ndryshme. /z.tosku//r.e/
Rrëshen – Inaugurohet Zyra e Shërbimit për qytetarëtMinistri Xhafaj: Policia është aleati kryesor i qytetaritMinistri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe Drejtori i Policisë Vendore Lezhë Ferdinand Mara, kanë inauguruar Zyrën e Shërbimit për Qytetarin në Komisariatin e Policisë Mirditë.Zyra e Shërbimit për Qytetarin shërben për çdo qytetar për zgjidhjen e çdo problemi të tyre.Ne kete Komisariat mbi 30 shtetas çdo ditë i drejtohen kësaj zyre për problematika të ndryshme. Z. Xhafaj u shpreh se "më vjen shumë mirë që është rikonstruktuar gjithë ky ambjent i përshtatshëm, që të vijnë njerëz dhe të gjejnë një ambjent të tillë që edhe nga pikëpamja funksionale të jetë një gjë sa më e mirë, sa më e përshtatshme. Dhe e dyta që është shumë e rëndësishme, janë njerëzit, shërbimi që ofrojnë. Një qytetar kur vjen në mjediset e Policisë, duhet të gjejë një mjedis të ngrohtë. Policia është aleati kryesor i qytetarit. Njerëzit duhet të kuptojnë se po shkojnë atje ku i dëgjojnë, po shkojnë atje ku i respektojnë, po shkojnë atje ku e vlerësojnë hallin e tyre dhe përpiqen që t'ua zgjidhin. Kjo është më e rëndësishme. Nuk është Policia përballë qytetarit. Policia është në krah të qytetarit. Kurse përballë kanë shkelësit e ligjit. Ne jemi bashkë me qytetarët, aleati më i rëndësishëm i qytetarit është Policia".
Posted by Ministria e Brendshme on 17.04.2018













